I pyetur nga gazetarët në konferencën e përjavshme për mediat, ish-kryeministri, Sali Berisha, deklaroi se protesta e radhës që PD do organizojë është krejt ndryshe.

 

Sipas Berishës, kjo protestë kur të fillojë nuk do të ndalet.

 

Thelbi i të gjithë përpjekjes së opozitës, sipas Berishës,  është mbrojtja e votës së lirë dhe rikthimi i të drejtave të tjera.

 

“Jo është shumë e qartë që partia do të nisë protesta, por kjo nuk është një protestë që do rrijë disa orë aty dhe pastaj do shpërndahet. Kërkon një përgatitje të plotë në radhë të parë psikologjike, politike, të gjithanshme dhe pastaj kur të fillojë nuk do ndalet. S’ka diskutim që thelbi i të gjithë përpjekjes së opozitës është mbrojtja e votës së lirë dhe rikthimi i të drejtave të tjera. Natyrisht qytetari përballet sot me probleme shumë të dhimbshme të cilat edhe ia sfumojnë interesin për liritë, por ne jemi këtu dhe do bëjmë gjithçka t’i bindim se të gjitha këto kanë emërues të përbashkët mungesën e lirive. Nëse opozita heq dorë nga këto, atëherë firmos për të qenë fasadë e regjimit.”-tha Berisha.