Një burrë 66 vjeç nga Elbasani ka ndërruar jetë në plazhin e Golemit në Kavajë. Policia dyshon se shkak mund të jetë arresti kardiak, megjithatë hetimi vazhdon për ta përcaktuar zyrtarisht shkakun.
Në njoftimin e Policisë së Durrësit thuhet:
“Në Golem, Kavajë, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital, me ambulancë, ky shtetas ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.”