Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhi thotë se pas ndryshimeve në Kodin Rrugor, do të ndryshojë edhe skema e rinovimit të lejeve të drejtimeve.

 Gonxhe u shpreh se një person do e rinovojë vetëm 4 herë patentën gjatë gjithë jetës.

 

“Meqë konsoliduam shërbimin, konsoliduam insitucionet dhe kemi mundësi financiare të kthejmë mbrapsht, pasi ne sot arkëtojmë më shumë,kemi 800 mjete në rrugë, ne pranuam kur diskutuam me komisionet parlamentare që të paguanim një kosto të madhe, disa miliona euro nga DPSHTRR, që të ndryshojë skema e rinovimit të lejeve të drejtimeve.

Ne bëjemi si qytetarët gjermanë dhe francezë. Marrim një shembull. Një zonjë deri në 85 vjeç, e ka rinovuar patentën që kur e ka marrë përherë të parë, çdo 15 vjet. Vetëm kur ka rinovimin e fundit kur është mbi 70 vjeç, ajo grua shkon edhe me një raport mjekësor. Nga rreth 11 herë që ju, e keni marrë patentën në moshën 18-vjeç që do vini të rinovoni në DPSHTRR, do vini sot vetëm 4 herë në ciklin tuaj të jetës”, theksoi ai./Euronews Albania