Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që në seancën e zhvilluar sot në Kuvend për kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt socialistët duhet të japin llogari.

Berisha u shpreh se Ahmetaj duhet të ishte në sallë, por në mungesë të tij sqarimet duhet t’i japë kryeministri Edi Rama.

 

“Në mungesë për shkak të arratisë së zëvendëskryeministrit, i cili duhet të ishte në këtë sallë për t’u përgjigjur pyetjeve, në respekt të parlamentit, në respekt të drejtësisë, në respekt të qytetarëve shqiptarë, unë propozoj që të gjitha pyetjeve t’u përgjigjet bosi i tij, Edi Rama. Ndaj thirreni këtu t’i bëjmë pyetje”, deklaroi Berisha.