Efektivët e Batalionit të Forcave Speciale të ROS, përfunduan me sukses stërvitjen e alpinizmit.

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau pamje nga kjo stërvitje teksa theksoi se, “në këtë stërvitje, efektivët tanë u fokusuan tek siguria kolektive, teknikat e ngjitjes dhe zbritjes, si dhe mënyrat e lidhjeve të alpinizmit për të përballuar sfidat e terrenit në mënyrë të suksesshme”.

 

“Kjo stërvitje është një tjetër shembull i përkushtimit dhe vullnetit të ekipit tonë për të përmirësuar aftësitë dhe për të përballuar sfidat e ndryshme”, u shpreh Peleshi.

 

“Të gatshëm për të arritur maksimumin në çdo situatë”, theksoi ministri i Mbrojtjes.