Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar takimin e organizuar dje nga kryeministri Edi Rama në Athinë me bashkatdhetarë. A ka deklaruar ky ishte një moment dinjiteti e krenarie për shqiptarët në Greqi, ndërsa tha se shpreson që kjo të jetë një pikë kthese në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Idrizi shtoi se Rama avokoi në mënyrë interesante edhe pjesën e historisë.

Sa i përket çështjes çame dhe ligjit të luftës, Idrizi tha se Shqipëria gjatë të gjithë kësaj kohe kaën qenë të tërhequr dhe të intimiduar.

“Një pjesë e mirë e emigrantëve kanë probleme me pasaportat. Nëse duhet bërë një paralelizëm, kudo nga Diaspora jonë, dalin njerëz të spikatur në fusha të ndryshme, ndërsa Greqia është e kapsuluar. Nga kjo anë është mbështetje krenarie për të gjithë shqiptarët.

Ky është perceptimi i të gjithëve. E thënë në Athinë, nga kryeministri, Shqipëria ka ndryshuar shumë. Ne deri më sot jemi ndjerë të intimiduar, por tani është moment tjetër. E kam dëgjuar shpesh; miqësi e mirë. Popujt mund të jenë miq, shteti ka interesa. Greqia jo më kot e mban ligjin e luftës. Shqipëria është tërhequr gjatë gjithë kësaj kohe. Funksionarët e saj janë intimiduar. Sikur opinioni publik apo media, të kishin bërë për Çamërinë aq sa ka bërë Greqia për një copë Beleri, do të ishte bërë nami. Beleri është i dënuar për poshtërim të Republikës së Shqipërisë. Dëgjova, për shqiptarët e Çamërisë, të përmendur në Athinë, apo ligji i luftës. Edi Rama nuk tha ndonjë gjë të re, pasi janë fakte. Greqia mban një ligj lufte që nuk rri kot. Nëse do të shihnit artikulimin e Ramës dje, ai tha për herë të parë që nuk është e vërtetë ajo që kam thënë se është hequr gjendja e luftës. Për herë të parë dje, kemi një element tjetër të ri që pranohet se ligji i luftës nuk është hequr. Investimi nga qeveria shqiptare për heqjen e ligjit të luftës që ka 84 vite, nuk mund të jetë një gjë që e them sot dhe e lë nesër, apo dhe çështja e Çamërisë. Dua t’u kujtoj kujtdo se ka një ligj të Parlamentit të Shqipërisë që në 94, që njihet gjenocidi çam. Ne nuk mund të relativizojmë këtë çështje.”, tha Idrizi.

Po ashtu Idrizi komentoi dhe fjalimin e Ramës. “Ramës mund t’i gjesh shumë që ta kritikosh. Por praktikisht duhet të kuptojmë diçka, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, media apo dhe politika duhet të flasim një zë. A kemi përcaktuar ne një politike ndaj Greqisë? Hajde ta përcaktojmë dhe të flasim me një zë. Ne sa herë që bëhet fjalë në raport me Greqinë, se s’dua të them më shumë se sa është përgatitur Shqipëria për çështjen Çame, planin na e ka përcaktuar një herë komisioneri Hahn. Ne duhet të jemi të gjithë me kryeministrin e Shqipërisë së radhës. Nuk ka pasur ndonjë dyshim që në një vend me ato basafone, vend që ka kaluar në trauma të mëdha, pasi luftën e Dytë Botërore nuk e fituan partizanët. Qeveria që erdhi i përzuri komunistët. Pastaj erdhi junta e kolonelëve. Është një vend që për shkak të gjeopolitikës, që e futën në NATO dhe BE.”, tha ai.

Duke komentuar mënyrën se si u prit Rama nga emigrantët, Idrizi tha; “Ka qenë një moment krenarie. Për një gol që bëri kombëtarja shqiptare ndaj Greqisë, atje janë vrarë njerëz. Duhet të kuptojmë se duhet të ulemi si njerëz të qytetëruar. Ishte një qëndrim dhe fjalim dinjitoz, i vonuar. I bëri shqiptarët që të ndihen të përfaqësuar. Ne i kemi emigrantëve shqiptarë në Greqi një borxh të madh. Fëmijët e tyre nuk mësojnë dot gjuhën shqipe, kanë probleme me pensionet, apo me dokumentet. Kanë 33 vite që kontribuojnë dhe nuk marrin pensione, por kemi heshtur. Më pëlqeu ajo që tha Rama; nuk ka gjë që njeriu të jetë më i nderuar se ky vend që të jesh kryeministër apo ministër i Jashtëm. Pastaj komentet; iku me makina dhe erdhi me autobusë, ka shumë që nuk duan të ngelen pa punë.”.

Sakaq ai tha se nuk kishte asnjë informacion nëse Rama kishte pasur takime informale në Athinë./BalkanWeb