Komisioneri Shtetërori i Zgjedhjeve vendosi sot delegimin e kompetencës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve zgjedhore për përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, të datës 23 korrik 2023 tek Komisioni të Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 43, Bashkia Rrogozhinë.
Gjithashtu, Komisioneri plotësoi vakancën në Këshillin e Bashkisë Gramsh, me kandidatin nga lista shumemërore të “Partisë Socialdemokrate”, Erisa Zogu.
Zgjedhjet për kryetarin e ri të në bashkinë e Rrogozhinës do të mbahen në datën 23 korrik, pasi rezultati i 14 majit u shpall i pavlefshëm.
Në garë do të jenë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ky vendim u dha pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke e shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.