Ky është Haxhi Çollaku shqiptari i vrarë nga karabinieri italian pasi përplasi me makinë dhe tentoi të godiste me thikë kolegun e tij. Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e 14 korrikut.

 

Pas këtij krimi fshihet dhe një epilog tragjik. Një histori përndjekjeje gati 15 vjeçare e Çollakut ndaj ish bashkëshortes së tij dhe vazjës. Burri nuk kishte pranuar kurrë ndarjen dhe të shpeshta kishin qenë denoncimet e ish bashkëshortes së tij deri një ditë më parë kur kishte qenë vajza e çiftit 12 vjeçe e cila kishte kërkuar ndihmën e policisë pasi babai i saj kishte shkuar poshtë banesës së tyre.

 

Prokurori Marco Brusegan po merr në pyetje të gjithë personat që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.