Një grup zhytsish kanë hasur një peshk të rrallë që kryesish rri në thellësi të oqeanit. I quajtur “oarfish” ose siç e njeh shkenca Regalecidae, gjasat që ky peshk të ndeshet me njerëz janë shumë të rralla dhe kryesisht përmendet në historitë me përbindësha deti.

 

Krijesa është rreth 2 metra e gjatë dhe trupin e ka të sheshtë duke e bërë të duket si një thikë gjigante. Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë një grup zhytësish që notojnë pranë peshkut të rrallë në brigjet e Tajvanit.

 

Zakonisht kjo krijesë e detit jeton në thellësi 200 deri në 1000 metra dhe njerëzit kanë mundësi t’i shohin vetëm kur nxirren në breg të ngordhur. Peshku më i gjatë i këtij lloj shkon deri në 11 metra.

 

Në mitologjinë japoneze ata besohet të jenë një shenjë cunami dhe tërmetesh.

 

Duke qenë se ka ngjyrat e habitatit ku jeton, peshku gjigant duket thuajse i padukshëm.

 

Instruktori i zhytjeve Wang Cheng-Ru tha se kjo ishte hera e parë që shihte një Oarfish dhe kështu që duhej patjetër ta filmonte.