Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, të cilën ai e përshkroi si "majtiste më radikale", është "kandidate më e keqe" se presidenti amerikan, Joe Biden, në garën presidenciale.
Në intervistën e tij për televizionin "Fox News", Trump bëri vlerësime për zëvendëspresidenten Harris, e cila pritet të bëhet kandidate zyrtare e demokratëve pasi presidenti Biden të tërhiqet nga gara.
Duke thënë se Harris është "kandidate më e keqe" se Bideni, Trump tha: "Unë mendoj se ajo (Harris) është majtiste më radikale".
Trump argumentoi se Harris "fol shumë, por bosh".
Duke kritikuar buzëqeshjen e Harrisit, e cila doli në pah me të qeshurën e saj në rrjetet sociale, Trump tha: "Kjo e qeshur është e qeshura e një njeriu të çmendur. Por, vura re se ajo nuk po qeshte më ashtu. Dikush e bindi të mos qesh".
Presidenti Biden njoftoi në deklaratën në llogarinë e tij në X më 21 korrik se po tërhiqej nga gara presidenciale dhe në vend të kësaj do të rekomandonte zëvendëspresidenten Harris./aa