Pas betimit në Presidencë, Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, u prit nga ish-ministri Bledi Çuçi, zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme, titullarët e institucioneve të varësisë e drejtues të tjerë.

 

Në fjalën e tij, Çuçi vlerësoi punën e stafit të Ministrisë së Brendshme dhe vuri në dukje se arritjet në disa prej prioriteteve të punës së institucionit, janë rezultat i kontributeve të të gjithëve.

 

Ai shprehu vlerësimet më të larta për Ministrin e ri Balla dhe njëherësh i uroi atij suksese në detyrën e re, duke i dorëzuar formalisht edhe një dosje “exit-memo” me arritjet, prioritetet dhe një “road-map” për objektivat e ardhshme.

 

Taulant Balla në fjalën e tij të parë si ministër i Brendshëm, falënderoi Çuçin për punën e bërë dhe shprehu se në fillim të javës së ardhshme do të bëjë të njohura për stafin dhe publikun, prioritetet që ai ka vendosur në detyrën e sapomarrë.