Një përplasje e tmerrshme është regjistruar ditën e sotme në Tour de France ku mbetën të plagosur 30 çiklistë, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Vetëm pak kilometra pas nisjes së etapës së 14-të të garës më prestigjioze të biçikletave në botë, ka ndodhur një incident i madh ku 30 çiklistë përfunduan në asfalt pas përplasjes.
Gjysmave iu desh t'i jepej ndihma mjekësore dhe dyve iu desh të përfundonin pjesëmarrjen për shkak të lëndimeve të rënda.
Gara u ndërpre për më shumë se një orë dhe sipas informacioneve fillestare, çiklisti i Movistar, Antonio Pedrero dhe Louis Meintjes i Intermarche-Circus-Wanty pësuan thyerje të kockave dhe u dërguan në spital për trajtim.
Kanë mbetur edhe shtatë ditë deri në fund të Tour de France dhe Jonas Vingegaard aktualisht është në krye, përpara Tadej Pogacarit, i cili është 9 sekonda prapa.