Shkalla e papunësisë ishte më e lartë për personat me arsim të mesëm gjatë vitit 2022.
Sipas raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT), mbi tregun e punës në vitin 2022, shkalla e papunësisë për personat me arsim të mesëm ishte 12.4 %, ndjekur nga ata me arsim të lartë 10.5 %.
Personat e papunë, prej një viti a më shumë, përbëjnë 67 % të të papunëve gjithsej.
Gjatë vitit 2022, numri i të papunëve në Shqipëri është 159.579 persona.
Shkalla zyrtare e papunësisë është 10.9 % dhe u ul me 0.6 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021.
Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 10.6 % dhe për femrat është 11.4 %.
Shkalla e papunësisë për grupmoshën 15-24 vjeç është 24.9 %. Krahasuar me vitin paraardhës, shkalla e papunësisë për këtë grupmoshë pësoi një zbritje prej
2.2 pikë përqindje.