Në Gjilan, policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri gjatë një ahengu familjar ditën e djeshme.

 

Dy shtetas të moshës 68 dhe 46 vjeç janë arrestuar nga policia e Kosovës, pasi gjatë një dasme në qytetin e Gjilanit kanë qëlluar me armë zjarri.

 

Arrestimi i tyre ka ndodhur pas një denoncimi nga qytetarët se rreth orës 14:20, në lagje të qytetit të Gjilanit, janë shënuar të shtëna me armë zjarri.

 

 

“Njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy të dyshuar R.I. (viti i lindjes 1955, mashkull, kosovar shqiptar) dhe F.S. (viti i lindjes 1977, mashkull, kosovar shqiptar) të cilët  dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) kanë shtënë me armë zjarri”, raporton policia e kosovës.

 

Uniformat blu kanë sekuestruar dhe dy armë zjarri, njëra e llojit Ëalther e kalibrit 9 mm dhe tjetra e llojit Zoraki 917-T si dhe tri (3) gëzhoja të kalibrit 9 mm.

 

Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Policor Gjilan ku janëmarrë në pyetje në lidhje me ngjarjen

 

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të mos përdorin armët e zjarrit gjatë gëzimeve familjare që kanë gjatë sezonit të verës.