Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në kryeyqtet, ku një 69-vjeçar ka plagosur me thikë një grua. Policia bën me dije se pas një konflikti për motive të dobëta, i moshuari ka qëlluar me mjet prerës shtetasen 48-vjeçare me inicialet V.A.

 

Gruaja është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia bëri të mundur ndalimin e 69-vjeçarit, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

 

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin M. B., 69 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasen V. A., 48 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.