GJKKO ka firmosur disa urdhër kontrolle në kuadër të hetimit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajt.
Mësohet se autoritetet kanë ushtruar kontroll në banesën e babait të ish-gruas së Ahmetajt, Erjola Hoxha në Lalëz.
Kontrollet vijnë pasi SPAK mori autorizimin nga Kuvendi për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit, Ahmetaj.
Kuvendi miratoi me 117 vota pro kërkesën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që i hap rrugën arrestimit dhe kontrollit të banesës së ish-zv.kryeministrit.
Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori zbuloi për mediat se klienti i tij aktualisht ndodhet në Angli, ku po qëndron pranë familjes së tij.
Në lidhje me pyetjen a do të kthehet, ish-zv.kryeministri për t’u përballur me drejtësinë, Ligori u shpreh se Ahmetaj do të vijë në Shqipëri kur të ketë lirinë.
“Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, pranë vajzës së tij në Angli. Do të vijë në Shqipëri kur të ketë liri”, deklaroi avokati.