Kryeministri Edi Rama ka folur me kallëzimin e bërë në SPAK nga kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, për rihapjen e hetimeve për dosjen “Xibraka”, ku sipas tij vëllai i kryeministrit, Olsi Rama është i përfshirë në trafikun e kokainës.

Për emisionin Opinion, Rama tha se e lumturoi rihapja e hetimeve për dosjen “Xibraka”.

Ai theksoi se tashmë është në dorën e drejtësisë që duhet të vërtetojë nëse vëllai i tij është trafikant kokaine, apo Bardhi ka gënjyer.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Ju keni deklaruat për çështjen e Gazment Bardhit dhe akuzën që ai bëri ndaj vëllait tuaj që nuk u mor parasysh, ndërkohë Bardhi ka deklaruar dy ditë më parë që SPAK ka rihapur hetimet për këtë dosje?

Rama: Rihapja e hetimeve ishte lajmi më i mirë që mund të merrja. Tani, ka dhe një detaj të vogël që duhet të konfirmohet kallëzimi shume e rëndësishme dhe pastaj të rikonformohet kallëzimi.

Pyetje: Ç’domethënë? Po ju nuk merreni me çështjet e drejtësisë…

 

Rama: Jo, jo ka një detaj të vogël se duhet të konfirmohet kallëzimi. Ndërkohë ky zotnia, çingia është i kallëzuar për kallëzim të rremë. Janë dy aty në SPAK, është kjo është dhe kallëzimi për të për kallëzim të rremë. Unë jam i lumtur që gjeja tani është futur në rrugën e drejtësisë, e SPAK. SPAK të na thotë o unë kam një trafikant kokaine në familje, ose kjo goja e madhe B-së së vogël i duhet vënë proteza nga drejtësia. Një nga të dyja, nuk mund të ketë dhe kështu dhe ashtu. O njëri, o tjetri duhet të përgjigjet para drejtësisë./BalkanWeb