Tre makina janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së martës në Vlorë. Mësohet se dy nga makinat janë djegur plotësisht, ndërsa një tjetër pjesërisht.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:55, kur shërbimi zjarrfikës mori njoftim për një zjarr në dy automjete. U konstatua se kishin marrë flakë dy vetura dhe se rrezikoheshin shumë të tjera të parkuara.

 

Dy zjarrfikëse u vunë në dispozicion dhe menjëherë u bë izolimi i zjarrit për të mos u përhapur në mjetet e tjera. Shkaku i zjarrit mendohet të jetë i qëllimshëm.