Katër automjete janë shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Policia bën me dije se fillimisht ka marrë flakë automjeti tip “Benz”,për shkaqe elektrike e më pas dhe 3 automjetet e parkuara pranë tij.

 

“Rreth orës 03:20, në lagjen “Apollonia”, Fier, automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. B., i parkuar, dyshohet për shkaqe elektrike, ka marrë flakë.

 

Si pasojë është djegur edhe automjeti tip “Nissan” në pronësi të shtetasit M. B., automjeti tip “Volkswagen”, në përdorim nga shtetasi A. P. dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. Gj., të cilat ishin parkuar afër këtij automjeti”-njofton policia.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.