Një 32-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga për shkak të dhunës së përdorur ndaj një 28-vjeçari nga Brazili në Tiranë.

 

 

Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari ka goditur me sende të forta brazilianin dhe më pas ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

 

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi lëndë të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një grirëse plastike me mbetje kanabisi.

 

 

Gjithashtu një i ri 19-vjeçar nga fshati Mafsheq në Krujë, është vënë në pranga pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi” pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një murr rrethues të një objekti. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

Po ashtu edhe një 31-vjeçare nga Tirana është arrestuar pasi ka drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Ai ka qenë në sens të kundërt me lëvizjen në rrugën  “Haxhi Hysen Dalliu” dhe ka goditur tre automjete të parkuara, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.