Është rritur në 238 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmetet që ndodhën në rajonin Ishikawa në perëndim të Japonisë dhe në bregdetin e Gadishullit Noto.

Në një deklaratë nga prefektura e rajonit Ishikawa thuhet se është rritur në 238 numri i personave që humbën jetën në tërmetet e shumta që ndodhën në javën e parë të janarit.

Rreth 15 mijë njerëz qëndrojnë ende në pikat e evakuimit ndërsa vazhdojnë punimet e kërkimeve për 19 persona për të cilët nuk ka asnjë informacion.

Guvernatori i rajonit Ishikawa, Hase Hirose tha se do të inkurajojnë projektet për rindërtimin në të gjithë rajonin. "Duhet të ecim përpara në mënyrë që ata që humbëm të jetojnë në kujtimet tona", tha ai.

Hirose i kërkoi falje publikut për problemet e hasura në transportimin e të evakuuarve pas tërmetit në vendet e akomodimit, përfshirë hotelet në procesin e ardhshëm.

Ndërkohë qeveria qendrore njoftoi se në kuadër të projekteve të rindërtimit do të ofrojë mbështetje me 6 milionë jen (41 mijë dollarë).

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA) në periudhën 1-5 janar shumë tërmete me magnitudë nga 5 deri në 7 ballë kanë ndodhur në Gadishullin Noto dhe në brigjet e Ishikawa-s./aa