Policia Kufitare e Shëngjinit ndërhyri sot në shuarjen e zjarrit në një mjet lundrimi, duke shmangur përhapjen e flakëve në mjetet e tjera.

 

Policia e Shtetit bëri se, rreth orës 12:15, Policia Kufitare ka marrë njoftim se në afërsi të molës së peshkimit, ishte përfshirë nga flakët, një mjet lundrues skaf.

 

Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare, me një mjet lundrues, shërbimet e Policisë vendore dhe shërbimet zjarrfikëse.

 

Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Kufitare, u bë e mundur tërheqja e mjetit lundrues dhe shmangia e djegies së mjeteve të tjera pranë, duke sjellë mjetin në afërsi të bregut, si dhe fikja e zjarrit në këtë mjet.

 

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale në mjetin lundrues skaf. Nuk ka asnjë person të dëmtuar.

 

Paraprakisht dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një defekt në motor, i shfaqur në momentin kur përdoruesi ka ndezur mjetin lundrues.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.