Gjykata e Tiranës i jep urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje 28-vjeçares që u mbajt peng një javë dhe dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, Gleart Gusholli.
Në vendimin qe News 24 disponon urdhërohet i dyshuari që të mos i afrohet vajzës dhe familjarëve të saj në një distancë prej 100 metra. Ndërsa nuk duhet të afrohet pranë banesës së saj apo vendit të punës. Në seancën për dhënien e urdhrit të mbrojtjes, avokati Enea Cenko tha se ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës Gjermane në Tiranës, për shkak se e dhunuara ka pasaportë gjermane.
Gleart Gusholli aktualisht po mbahet nën masën e arrestit me burg nën dyshimet për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë, dhunës në familjes nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje, për shkak të marrëdhënies së bashkëjetesës si dhe mbajtjes se lëndëve narkotike. 28-vjecarja u njoh me Gushollin një vit e gjysmë më parë në një spital në Gjermani ku vajza punonte si infermiere.
Pas një ndarje të përkohshme për shkak të dhunës, e reja la Gjermaninë ku ishte lindur e rritur dhe nisi bashkëjetesën me Gushollin, i cili e dhunoi barbarisht. Ajo tregoi se bashkëjetuesi e ka torturuat në forma të ndryshme dhe për të shpëtuar nga dhuna ka tentuar të vetëvritet. aktualisht vajza e ka lënë Shqipërinë dhe është larguar në Gjermani.