Modelja e njohur Gigi Hadid është arrestuar me akuzën e posedimit të kanabisit.

 

Hadid ishte në Aeroportin Ndërkombëtar “Owen Roberts”, ku bagazhet e saj po kontrolloheshin nga autoritetet dhe ata gjetën drogën brenda tyre.

 

Ngjarja ndodhi me mbërritjen e një aeroplani privat në Terminalin e Përgjithshëm të Aviacionit të Aeroportit Ndërkombëtar “Owen Roberts” më 10 korrik 2023, kur bagazhet e pasagjerëve po kontrolloheshin nga një oficer i Doganës dhe Kontrollit Kufitar.

 

Ndërsa çantat e Gigi-t dhe Leas (personit që e shoqëronte) po kontrolloheshin, autoritetet zbuluan edhe disa sende të tjera që përdoreshin për konsumim kanabisi. Kjo çoi në një dyshim se dyshja po importonin kanabis në një vend tjetër, duke çuar përfundimisht në arrestimin e tyre.

 

Gigi Hadid dhe Leah Nicole McCarthy u burgosën në Qendrën e Paraburgimit të të Burgosurve, por më vonë u liruan me kusht.

 

Gigi dhe Leah u paraqitën më vonë në Gjykatën Përmbledhëse më 12 korrik 2023 dhe ata pranuan fajin gjatë seancës. Ndërsa trupa gjykuese vendosi gjobë 1000 dollarë ndaj tyre.