Ditën e sotme u zhvillua procesi gjyqësor për çështjen ‘Gërdeci’, ku ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu kërkoi të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në Gjykatën e Posaçme.

 

Përmes avokatëve, Mediu i tha gjykatës se kjo është rruga më e drejtë dhe më e ndershme për të provuar pafajësinë.

 

Në gjykimin e zakonshëm avokatët thanë se do të kërkojnë pyetjen e dëshmitarëve që nuk janë pyetur me herët, pyetjen e të pandehurve për të cilët ka përfunduar gjykimi dhe kryerjen e një akt-ekspertimi të ri për shkakun e shpërthimit të Gërdecit.

 

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, akuzohet për shpërdorim detyre në dosjen e tragjedisë së Gërdecit. Procesi është shtyrë vazhdimisht, përfshirë edhe në seancën e parafundit, për shkak se gjykata kërkoi përsëritjen e prokurave që legjitimonin familjarët e viktimave që kanë kërkuar të jenë pjesë e procesit.