Türkiye dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh që përfshijnë investime në industrinë e mbrojtjes, të energjinë dhe të komunikimit.

 

Marrëveshjet u nënshkruan pas takimeve të delegacionit të udhëhequr nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe princi i kurorës saudit Mohammed bin Salman në qytetin saudit Xhide.

 

Presidenti Erdoğan më herët pati një takim me princin e kurorës saudit pas dyerve të mbyllura në Pallatin Mbretëror Al Salam.

 

Udhëheqësi turk mbërriti të hënën në Arabinë Saudite si pjesë e një turneu triditor të Gjirit për të forcuar lidhjet.

 

Në pjesën e parë të udhëtimit të tij, ministri i Jashtëm saudit Faisal bin Farhan Al Saud dhe zyrtarë të tjerë pritën Erdoğanin në aeroportin e Xhides.

 

Presidenti po shoqërohet nga anëtarë të kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë turq.

 

Erdoğani i dhuron Togg princit të kurorës saudit

 

Pas bisedimeve, Erdoğani i dhuroi princit të kurorës saudit një veturë Togg të bardhë Pamukkale.

 

Dy drejtuesit kontrolluan automjetin në oborrin e pallatit.

 

Pas përfundimit të vizitës, Erdoğani u kthye në hotelin me Togg, me të cilin udhëtoi Princi i Kurorës bin Salman.

Pas Arabisë Saudite, Erdoğani do të vizitojë përkatësisht Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.