Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, nga takimi i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE), u shpreh e prerë se nëse Shqipëria do të marrë fondet nga Bashkimi Evropian duhet të plotësojë disa kushte.

 

 

Më tej ajo u shpreh se Shqipëria nuk është vetëm , por ka përkrahjen dhe besimin e BE-së.

 

“Nuk ka drekë falas, e për rrjedhojë nuk ka fonde falas. Nëse Shqipëria do të marrë fondet nga BE, duhet të plotësojë kushtet.

 

Megjithatë ne jemi në rrugën e duhur, por kemi ende shumë punë për të bërë. E rëndësishme është që ju nuk jeni vetëm. Ndonjëherë duket sikur do kaloni majin, Dajtin, por nuk jeni vetëm, keni njerëz përkrahë. BE e ka besimin që ju do ia dilni. Shqipëria i ka kapacitetet për ta bërë këtë”, u shpreh ambasadorja Hohmann.