Një 23-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në fshatin Bulticë të Tiranës. Sipas policisë, viktima është 23-vjeçari me iniciale L.T. mësohet se i riu po ngiste një motor kur është përplas nga një makinë tip “Audi”.

 

Si pasojë e përplasjes, 23-vjeçari humbi jetën.

 

Ndërsa shoferi i makinës, A.Sh. 53 vjeç, është arrestuar nga policia pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

 

Sipas policisë, 53-vjeçari humbi kontrollin e makinës dhe përplasi motorin duke i shkaktuar vdekjen 23-vjeçarit.