Akademia e Shkencave ka reaguar pas miratimit të projektligjit për Akademinë e Shkencave që i jep Gjinushit drejtimin e saj përjetë.

 

Ndonëse miratimi u bë në kundërshtim rregulloren e kuvendit, Akademia akuzon pakicën e dhunshme dhe flet për rregullore të veten.

 

Në reagimin e bërë, Akademia e Shkencave thotë se i përcakton vetë rregullat e saj nëpërmjet Ligjit dhe Statutit të saj.

 

“Miratohet projektligji për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik voton ndryshimet

#AShSh

#KomisioniiEdukimitdheMjetevetëInformimitPublik

Miratohet në komision vullneti i shprehur nga 53 anëtarë të Asamblesë, me vendimmarrjen e saj të dates 5 korrik 2023 dhe opinionin mbështetës të datës 7 korrik.

 

Dështon bllokimi i paligjshëm i procedurës nga kryetarja e komisionit për të mos lejuar votimin.

Shumica vendos me votë dhe nuk ka nevojë për puçe. Puçe bëhen nga pakicat e dhunshme, duke shkelur parimet bazë të demokracisë.

 

Asambleja e Akademisë së Shkencave i përcakton vetë rregullat e funksionimit të saj, nëpërmjet Ligjit dhe Statutit të saj.

Organet drejtuese të ASHSH i zgjedh Asambleja me votë, jo ligji.

 

Ndërhyrje politike është bllokimi i vullnetit të Asamblesë, jo votimi e mbështetja e tij”, thuhet në reagimin e bërë.