Thoma Pirali, pronar i firmës së një guroreje, është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi nxirrte gurë pa leje në një gurore në fshatin Jergucat të Dropullit.

 

Po ashtu është sekuestruar mjeti tip skrep me të cilin kryhej nxjerrja pa leje e gurëve.

 

 

Kanë qenë banorët e fshatit që kanë denoncuar në policinë e Gjirokastrës dhe menjëherë policia ka verifikuar rastin duke bllokuar mjetin e punës dhe vënë në pranga autorin.

 

Thoma Pirali zotëron një gurore në fshatin Frashtan të Dropullit të Poshtëm.