Është bërë publike foto e 60-vjeçarit, Martin Marku Bardhi i cili mbeti i vrarë pas një atentati paraditen e sotme në Rrëshen.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë spitalit të qytetit dhe Komisariatit të Policisë. Si pasojë e atentatit mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë.

 

Të plagosur mbetën shtetasit Olti Gjini, Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi (djali xhaxhait të viktimës) u dërguan në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

 

Deri më tani bëhet me dije se autorët kanë qenë dy dhe të maskuar.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 të paradites së sotme kur viktima Martin Marku Bardhi së bashku me tre persona të tjerë ishte në një nga lokalet e qendrës së Rrësheni duke pirë kafe.

 

Ndërsa dy persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri teksa ishin duke lëvizur me makinë.

 

Dyshohet se Bardhi ka qenë objektivi i atentatit. Policia ka ngritur grupe pune për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.