Ka dalë sot para gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, Rei Meta, ndaj të cilit u caktua masa ‘arrest shtëpie’. I riu akuzohet për vrasjen e inxhinierit 55-vjeçar Armando Meshau ditën e hënë në Vlorë.

 

Ngjarja ndodhi në një kancelari në Vlorë që tronditi opinionin publik.

 

Seanca gjyqësore vazhdoi me dyer të mbyllura, ndërsa gjyqtarja e çështjes është Emiljana Dhima dhe prokuror, Arjan Xhaferi. Vetë Meta, djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Seitu (Meta), nuk ka folur në seancën gjyqësore.

Si lindi konflikti:

Rei Meta kishte ndërhyrë si sekser për një prej pronave që biznesmeni i ndërtimit kishte interes, duke i premtuar garanci se do t’i zgjidhte punë. Ai kishte premtuar zgjidhje për pronën e Armando Meshaut, duke përdorur emrin e të ëmës, që është anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti Meta dhe për punën që do bënte do të përfitonte një apartament që do t’i falej nga ndërtuesi i njohur në Vlorë.

 

 

Por, 33-vjeçari nuk e kishte mbaruar punën si sekser dhe 55-vjeçari kishte zgjidhur çështjen me lidhje të tjera. Por 33-vjeçari pretendonte se ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin dhe për këtë arsye nisi edhe konflikti mes tyre.

 

55-vjeçari kishte refuzuar t’ia kalonte në pronësi apartamentin Rei Metës dhe ditën e sotme u përballën në një kancelari në Vlorë aty konflikti verbal degradoi në dhunë fizike, ku si pasojë 55-vjeçari humbi jetën.