I pari që mori fjalën në sallën e Kuvendit sot, mes debateve, ishte kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi.

 

 

Ai nga foltorja e Kuvendit i kërkoi Nikollës që të largonte gardën, ndërsa kërkoi interpelancën me Ramën.

 

 

“Të largohet garda nga salla, s’ka arsye të shoqërojë deputetët e opozitës në Foltoren e Kuvendit. Ju doni të kaloni në heshtje vjen me inceneratorët. Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama

E kuptoj sikletin tuaj që nuk doni të flisni për këtë çështje, por nuk doni që të kaloni për diskutim aferën e ineneratorëve. Ndaj nuk doni ta fusni këtë kërkesë tonën për mocion me debat.”, tha Bardhi.