Një ditë pas publikimit të lajmit se KE ka pezulluar fondet për bujqësinë në Shqipëri, ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka shkuar në Kuvend.

 

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, Hohmann zbret nga makina, ndërsa e vetme i drejtohet sallës së Kuvendit.

 

Dje Hohmann deklaroi nga takimi i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE), u shpreh e prerë se nëse Shqipëria do të marrë fondet nga Bashkimi Evropian, duhet të plotësojë disa kushte.