Në bashkinë e Korçës u zhvillua sot takimi i radhës mes grupeve të punës, për hartimin e programit të bashkëpunimit mes Korçës dhe bashkisë së Chambery në Francë.
Përfaqësues të artit dhe kulturës, arsimit parauniversitar dhe universitar kanë propozuar ide konkrete dhe efektive sipas nevojave në këto fusha.
Ndërkohë që programet e përbashkëta synojnë shkëmbimin e eksperiencave më të mira mes dy vendeve Shqipëri – Francë, edhe në fushën ekonomike dhe hapësirave të reja për biznesin.
Korça njihet për lidhjet e saj të kahershme me Francën. Vitin e kaluar bashkia Korçë dhe ajo e Chambéry në Francë, nënshkruan marrëveshjen që i hap rrugën zbatimit të projekteve të përbashkëta konkrete në fushat e turizmit, bujqësisë, kulturës dhe arsimit.
Program i cili po detajohet në vijim me takimet e grupeve të punës me ekspertët përkatës të fushave respektive nga të dy vendet./ata