Këto janë pamjet e operacionit policor të koduar “Indoors”në Vlorë, ku u zbuluan ambiente të përshtatshme për kultivim të lëndës narkotike në një vilë luksoze.

 

Policia e Shtetit arriti të arrestojë 6 persona ndërsa u shpallën në kërkim dy të tjerë.

 

Gjatë operacionit u sekuestruan 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.