Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ishte në një konferencë për shtyp ku bëri një pasqyrim të situatës ekonomike të bashkive të vendit.

 

Ibrahimaj tha se disa prej tyre vazhdojnë të jenë me probleme financiare, apo në vështirësi financiare.

 

Sipas ministres, me qëllim që të reduktohen detyrimet e prapambetura sa më shumë, ndryshimi ligjor synon të vendosë disa kushtëzime për bashkitë.

 

“Kemi pasur disa bashkie që kanë reduktuar stokun e detyrimeve të prapambetura me më shumë se 10%  dhe posaçërisht Belshi, Malësi e Madhe, Roskoveci, Kuçova, Lezha, Konispoli, Poliçani dhe Vora kanë ulur nivelin e detyrimeve të prapambetura.

 

Dy nga këto bashki, Poliçani vijon të jetë bashki me probleme financiare, ndërsa Vora me vështirësi financiare.

 

Kemi edhe disa bashki të tjera që kanë ulur stokun nga 5-10 %. Janë Divjaka, Mirdita, Tepelena, Maliqi, Durrësi, Klosi, Kukësi dhe Cërrik. Cërriku vazhdon të jetë me vështirësi financiare

 

Me qëllim që të reduktohen detyrimet e prapambetura sa më shumë ndryshimi ligjor synon të vendosë disa kushtëzime për bashkitë. Ato bashki që kanë detyrime të prapambetura dhe kanë një buxhet që ende nuk është i alokuar do të kenë detyrimin që një pjesë të buxhetit ta kalojnë për të paguar detyrimet e prapambetura apo për nën hutë që aktualisht paguhen nga qeveria.

 

Ndërkohë ka pasur disa bashki që gjatë vitit 2022 kanë rritur stokun e detyrimeve të prapambetura.

 

Kemi një rritje të stokut për më shumë se 10 përqind për bashkinë Libohovë, e cila aktualisht është një bashki që kategorizohet bashki me probleme financiare. Kemi pasur një rritje të stokut nga 5-10% për bashkitë Përmet , Kurbin, Peqin dhe Devoll, ndërsa rritja nga 1-5% për bashkitë Selenice, Gjirokastër, Dropull, Tirane, Shijak dhe Dimal.

 

Detyrimet e prapambetura janë më të pakta bashkitë që janë me vështirësi financiare. Kemi Kavajën, Vorën dhe Cërrikun që janë më vështirësi financiare.

 

Kemi Delvinën, Peqinin, Libohovën, Devollin, Pogradecin , Tropojën  dhe Dibrën që janë me probleme financiare dhe pjesa më e madhe e bashkive janë pa probleme financiare”, tha ministrja Ibrahimi