Një 33-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, për aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

 

 

Gjatë kontrollit të lokalit të të dyshuarit M.D që kishte marrë me qira për të organizuar këtë veprimtari të paligjshme, u gjetën dhe u seksuestruan në cilësinë e provës materiale 6 aparate celularte,1 laptop, 1 njësi kompjuterike dhe 64 mijë lekë të reja.

 

Po ashtu në pranga është vënë një 37-vjeçar nga në Darëzezë pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e tij. Me të njëjtën akuzë, është arrestuar një 42-vjeçar nga Lushnja i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.