Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër ka zhvilluar censusin e dallëndyshes së detit faqebardhë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga liqeni i Shkodrës, aty ku për të 5 vit radhazi është kryer Censusi i Dallëndyshes së Detit Faqebardhë (Chlidonias hybrida) në brigjet e Rezervatit Natyror të Menaxhuar “Liqeni i Shkodrës”.

Për vitin 2024 janë numëruar 734 individë ose e përkthyer në çifte, 367 çifte të cilët janë në prag folenizimi.

Vendet ku u realizua monitorimi dhe numërimi i tyre ishin: Shegan, Flakë, Kamicë dhe Bregu i Rërës.

Liqeni Shkodrës është i vetmi mjedis në vendin tonë ku kjo specie folenizon. Dallëndyshja e detit faqebardhë folenizon në mjedise ujore, mbi zambakë, në thellësi rreth 1 m./ata