Vijojnë zjarret mbi fshatin Radhimë.
Sikurse shihet edhe nga pamjet e mësipërme, flakët të nxitura nga era vazhdojnë të djegin kodrat midis fshatit Radhimë dhe Tragjas, duke rrezikuar dhe stanet apo dhe vreshtat që ndodhen përgjatë bay passit.
Temperatuart e larta, por dhe era që fryn kryesisht në këtë orë ndihmon zjarrin të përparojë. Zjarrëfiksit e Vlorës janë duke punuar për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.