Ditën e djeshme u raportua lajmi se stilisti i famshëm shqiptar Valdrin Sahiti, u arrestua nga policia turke në Stamboll pasi u kap me lëndë narkotike.

 

Në lidhje me rastin ka reaguar dhe avokati i Sahitit, Besnik Berisha, i cili mohi lajmin.

 

Berisha tha se klienti i tij kishte pasur një keqkuptim me çantën që e kishte harruar në aeroplan dhe më pas kishte vijuar normalisht udhëtimin e tij.

 

“Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar e aq më pak që është paraburgosur. Përkundrazi ai ka vijuar rrugën normalisht dhe keqkuptimi lidhur me çantën e tij që e kishte harruar në aeroplan është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar”, tha Berisha për Klankosova.tv.