Teksa Partia Demokratike la si zonë të lirë 3 bashki të jugut të vendit për aleatin e saj, PBDNJ-në, këtë të mërkurë është firmosur marrëveshja e koalicionit mes dy partive për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

 

Ishte kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ata që firmosën marrëveshjen dhe me pas mes tyre pati nje shtrengim duarsh.

 

Berisha gjatë fjalës së tij shprehu kënaqësinë për këtë marrëveshje me PBDNJ-në një parti që e cilësoi si një aleat të hershëm të PD-së.

 

“Shpreh kënaqësinë time dhe të PD për këtë marrëveshje me një aleat të hershëm të PD, me të cilin ne vendosim të bëjmë një betejë të përbashkët kundër monizmit të plotë, të vendosur nga regjimi më i korruptuar në Europë dhe botë, regjimi i Edi Ramës”-tha Berisha.