Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme.

 

Sipas abc news,  deputeti do të japë sqarime në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një kallëzim të Artur Meçollarit, ish-komandant i forcës detare që ka pretenduar për abuzime në lidhje me pronat e ushtrisë.

 

Po ashtu sot do të pyetet nga prokurorët e SPAK edhe Artur Meçollari.