DVP Durrës
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit mes dy vëllezërve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pasi kanë marrë njoftim se dy vëllezër po konfliktoheshin në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes tyre, duke arrestuar në flagrancë shtetasin B. S., 35 vjeç, banues në Gosë, Rrogozhinë.
Ky shtetas, gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë vëllanë e tij, shtetasin N. S., 32 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
– – –
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim E. R., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur në mënyrë të përsëritur materiale për ndriçimin e rrugëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.