Rreth një orë më parë ka nisur procesi i votimit në Bashkinë e Rrogozhinës, ku rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës pritet t’i drejtohen sot qendrës së votimit për të zgjedhur mes dy kandidatëve Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Zgjedhjet po përsëritin edhe një herë pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, ku 2 kandidatët kanë një shans të dytë për t’u besuar nga qytetarët.

 

Paraprakisht mësohet se procesi i votimit ka nisur por në dy qendra jo, pasi komisioneret kanë shkuar me vonesë.

 

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00 dhe ndryshe nga 14 maji, do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun, ku i pari në fletën e votimit do të jetë i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numrin 2 do ta mbajë Shkëlqim Hoxha.

 

Në zgjedhjet e 14 majit, në Rrogozhinë morën pjesë në votime rreth 11 mijë votues, por me ankesë të koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme zgjedhjet pas një sërë shkeljesh.