Një zjarr në kontejnerët e mbeturinave mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar ndotje të madhe në lagjen “18 Tetori” në bashkinë e Lushnjës.

 

 

Zjarri është përhapur duke rrezikuar dhe kabinën elektrike ku si pasojë ka lënë për më shumë se tre orë në errësirë një pjesë të qytetit.

 

Në vendngjarje ka mbërritur forca zjarrfikëse, punonjës të ndërmarrjeve të shërbimit në bashki për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

 

 

Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

 

Prej datës 7 shkurt shërbimi i pastrimit të qytetit me një vendim të këshillit bashkiak ka kaluar nga sipërmarrja private në shtet.

 

Sipas nënkryetarit të bashkisë Lushnje, Elton Korreshi ky vendim është marrë për përmirësimin e këtij shërbimi.

 

Lidhur me zjarrin e mbrëmshëm Korreshi mendon se është i qëllimshëm dhe për këtë kanë bërë kallëzim në organet kompetente.