Shpenzimet e përgjithshme publike, për 6-mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 273.7 miliardë lekë me një realizim në 91.3 % të planit të të njëjtës periudhë.

 

Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, mbi treguesit fiskal, krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 3.6 % më të larta, ose rreth 9.6 miliardë lekë më shumë.

 

Shpenzimet kapitale për periudhën 6 mujore të vitit 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 30.8 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 2.6 përqind më i lartë ose rreth 783 milionë lekë më shumë.

 

Shpenzimet korente për periudhën 6 mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 242.9 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 7.3 përqind më i lartë ose rreth 16.6 miliardë lekë më shumë.

 

Niveli i sufiçitit për periudhën 5 mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 36.2 miliardë lekë nga rreth 7 miliardë lekë suficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 87.5 % më i lartë ose rreth 16.9 miliardë lekë më shumë.