Zgjerimi i investimeve gjatë 3-mujorit të katërt të vitit të kaluar, vijon të bazohet në rritjen e investimeve të sektorit privat, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, treguesit e disponuar për investimet në tremujorin e katërt sugjerojnë për vijim të rritjes së investimeve kryesisht në ndërtim, makineri dhe pajisje.
Importi i makinerive dhe i pajisjeve u rrit, ndërkohë që edhe kredia bankare ka shënuar rritje në këtë tremujor.
Referuar statistikave, BSH-ja bën të ditur se, importi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit, një tregues direkt i investimeve në ekonomi shënoi rritje me 3.3 % gjatë 11-mujorit të këtij viti, duke arritur në 194.4 miliardë lekë nga 166.5 miliardë lekë që ishin në 11-mujorin e 2022-shit. Ndërsa ky tregues vetëm në 3 mujorin e katërt të vitit u rrit me 1.2%.
Banka e Shqipërisë shprehet optimiste se, shkalla e lartë e shfrytëzimit të kapaciteteve, ambienti stimulues financiar, bilancet e shëndosha të sektorit privat, si dhe treguesit pozitivë të besimit të biznesit pritet të vijojnë të ushqejnë rritjen e investimeve edhe në të ardhmen./ata