Azerbajxhani ka dërguar mbi 1.000 tenda për të prekurit nga tërmetet në jug të Türkiye-s, që janë cilësuar si "fatkeqësia e shekullit".

 

Në një deklaratë nga Ministria e Situatave Emergjente e Azerbajxhanit, njoftohet se drejt Türkiye-s është dërguar autokolona e ndihmës humanitare e përbërë nga 16 automjete.

 

Në automjete theksohet se ndodhen 830 tenda dhe 279 ngrohës.

 

Ndërkaq, në një deklaratë tjetër të ministrisë thuhet se një avion me 200 tenda dhe 183 ngrohës është nisur nga Baku drejt qytetit Adana./AA