Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ndërhyri me punime mirëmbajtjeje në monumentin e kulturës, kategori e parë “Ura e Beçishtit” në fshatin Beçisht të rrethit Tepelenë.

 

Specialistët e DRTK Gjirokastër kanë ndërhyrë për pastrimin nga bimësia të këmbëve të urrës dhe në total të hapësirës rreth saj.

 

Ura ka gjurmë të periudhës romake dhe gjysma e dytë e shek.I e sonë dhe më pas është rindërtuar nga Ali Pasha në fundin e shek XVIII.

Gjatësia e urës është 260m me drejtim Lindje -Perëndim. Këmbët e urës janë ndërtuar me gurë të punuar kuadratik dhe të lidhur me llaç në periudhën e rindërtimit në mesjetë është bërë me gurrë të përmasave të vogla ,të punuara në formë kuadratike dhe të lidhur me llaç të fortë gëlqereje.